Më shumë se 120 migrantë u shpëtuan sot në brigjet e Tripolit nga rojet bregdetare libiane, sipas një fotografi në vendngjarje.
Ata ishin nisur ditën e premte nga plazhet e Sabrathas, rreth 70 kilometra në perëndim të Tripolit, në përpjekje për të vijuar në Evropë në bordin e një Zodiac-u që pati avari për shkak të mungesës së karburantit, sqaroi një komandant i rojeve bregdetare në kushte anonimati.
Migrantët të ekspozuar drejt fundosjes u intreceptuan mëngjesin e sotëm nga një patrullë e rojeve bregdetare rreth 20 milje detare në verilindje të Tripolit, përpara se të orientoheshin drejt një porti në lindje të kryeqytetit, sipas komandantit.
Të mbijetuarit janë me kombësi afrikane, në mesin e tyre dhjetë gra dhe pesë fëmijë, si dhe një foshnjë./ b.d