Një ngjarje e rëndë mund të kishte ndodhur në lagjen Nr.3 të qytetit të Durrësit, ndërsa policia ka arrestuar agresorin, Kaludjo Hasa, 24 vjeç, banues në këtë qytet, pasi kërcënoi me armë një 23 vjeçar.
Arrestimi i tij u bë pasi më datë 03.02.2017, ora 19:00, në lagjen Nr. 3, pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri pistoletë shtetasin D. Sh. 23 vjeç, banues në Durrës.
Në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit dhe sekuestrimin në cilësinë e provave materiale armën e zjarrit tip pistoletë BRËNING si dhe një krëhër me 6 copë fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. /b.d