Policia e Durrësit ndaloi autorin e konfliktit të ndodhur jashtë ambienteve të një shkolle 9-Vjeçare, më datë 23.01.2017.
Si pasojë e këtij konflikti shtetasi E.SH plagosi një shtetas për motive të dobëta.
Autori i ndaluar është dënuar nga Gjykata e Durrësit për vjedhje.
“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e autorit të konfliktit të ndodhur në Janar të vitit 2017 në ambientet e jashtme të një shkolle 9- Vjeçare midis të rinjve, konkretisht shtetasi:
• E. Sh. , 17 vjeç, banues në Durrës.
E.Sh. , më datë 23.01.2017, në lagjen Nr.4, Durrës, në bashkëpunim me shtetasit S.D. 14 vjeç, B.B 16 vjeç, E.Sh.17 vjeç, dhe E.K. 15 vjeç, banues në Durrës,(ndaj të cilëve ka filluar proçedimi penal në gjendje të lirë)për motive të dobëta, jashtë ambienteve të një shkolle 9- Vjeçare ka plagosur me mjet prerës, thikë shtetasin A.S. 15 vjeç, banues në Durrës.
Gjithashtu, shtetasin e ndaluar Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 20 ditë burg për veprën penale “Vjedhja”parshikuar në nenin 134/1 të Kodit Penal.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme”, njofton policia. /b.d