Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë një banues të lagjes “11 Janari”, i cili është kapur me 45 doza lëndë narkotike cannabis sattiva.
Në pranga ka përfunduar 33-vjeçari Aurel Osmëni, pasi gjatë natës është kapur në kushtet e flagrancës me sasinë e drogës, që është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Ai akuzohet tashmë për “prodhim e shitje të lëndëve narkotike”, teksa materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier. /b.d