Dashi (21 Mars – 20 Prill)
Dite mjaft e favorshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do përjetoni emocione te paimagjinueshme te cilat do ju bëjnë shpesh te ndiheni si ne ëndërr. Beqaret me ne fund do e gjejnë princin e tyre te kaltër dhe do fillojnë një lidhje serioze. Gjendja e financave do përmirësohet menjëherë. Do ndiheni te qete kur te kryeni shpenzime.
Demi (21 Prill – 20 Maj)
Dite mjaft pozitive do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Pranë partnerit do përjetoni kënaqësi te paimagjinueshme dhe do e dashuroni me më shume pasion atë. Beqaret do kenë një dite te paqëndrueshme dhe nuk do arrijnë dot te krijojnë një lidhje. Ne planin financiar do bëni mire te mos ndërmerrni rreziqe sepse gjendja nuk është ashtu si keni dëshiruar.
Binjakët (21 Maj – 21 Qershor)
Ka shume mundësi qe te mbylleni ne vetvete gjate kësaj dite ju te dashuruarit dhe te mos flisni hapur me atë qe keni ne krah. Marrëdhënia mes jush do përkeqësohet. Beqaret do afrohen me një koleg dhe mund ta shohin atë me një sy tjetër. Ne planin financiar mundohuni t’i vini vetes fre nëse nuk doni te mbeteni pa para shume shpejt. Mund t’ia dilni edhe me pak këto kohe.
Gaforrja (22 Qershor – 22 Korrik)
Jeta juaj ne çift do ketë shume trazira sot. Nuk do ndiheni aspak mire ne krahët e partnerit dhe do mendoni t’i jepni fund gjithckaje. Beqaret do kenë një dite normale dhe pa ndonjë takim te veçante. Merrini gjerat sa me shtruar nëse nuk doni te keni probleme. Buxhetin do e menaxhoni me shume përkujdes prandaj nuk pritet asnjë lloj problemi ne këtë sektor.
Luani (23 Korrik – 22 Gusht)
Shprehini sa te mundni ndjenjat tuaja sot sepse vetëm ne këtë mënyrë do e mbani pas vetes atë qe keni ne krah. Disa persona do ju qëndrojnë pranë dhe do jene gati t’ua marrin nga duart partnerin sapo ju ta neglizhoni. Beqaret do vazhdojnë te mbeten vetëm. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj dhe do mund t’i zgjidhni te gjitha problemet qe keni pasur.
Virgjeresha (23 Gusht – 22 Shtator)
Tregohuni sa me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje nëse nuk doni qe te keni debate te mëtejshme me partnerin. Beqaret do jene më me fat se kurrë me pare. Ata do realizojnë disa takime emocionuese ne mesdite dhe gjerat do ecin me se miri. Financat nuk do jene te mira prandaj nuk duhet te kryeni shpenzime te pamenduara derisa gjendja te stabilizohet.
Peshorja (23 Shtator – 23 Tetor)
Për pjesën me te madhe te atyre qe janë ne një lidhje do mbizotërojë qetësia dhe qëndrueshmëria. Do merreni vesh për çdo gjë me atë qe keni ne krah dhe do i mendoni gjerat me seriozisht. Beqaret do jene me te gatshëm te bëjnë çmenduri dhe me shume do fillojnë një lidhje ashti si kane dashur. Ne planin financiar planetët do ju ndihmojnë te dilni nga situata delikate.
Akrepi (24 Tetor – 22 Nëntor)
Dita e sotme do filloje negativisht sot për ju qe jeni ne një lidhje, ndërkohë qe duke filluar nga mesdita gjendja do filloje te stabilizohet. Do jeni me te kuptueshëm. Beqaret do jene gati te bëjnë çdo lloj sakrifice vetëm për te mos qëndruar me vetëm. Ne mbrëmje gjerat kane për te ndryshuar. Gjendja e financave do filloje te konsolidohet pas masave te shumta qe keni mare se fundmi.
Shigjetari (23 Nëntor – 21 Dhjetor)
Ka ardhur koha te reflektoni gjere e gjate për jetën tuaj ne çift dhe te bëni edhe disa zgjedhje te vështira. Temat delikate do preken gjithashtu. Beqaret nuk duhet te tregohen ndryshe nga sa janë me personat qe do takojnë sepse me vone do i zhgënjejnë ata dhe do jete me keq. Gjendja e financave do përmirësohet me shume nga sa mendonin fale një trashëgimie.
Bricjapi (22 Dhjetor – 20 Janar)
Dita e sotme do ndërlikohet tej mase sot për ju qe jeni ne një lidhje. Nuk do bini dakord për asgjë dhe nuk do i pranoni as propozimet qe do ju bëhen. Beqaret do jene te paqarte për atë qe duan vërtet te bëjnë dhe do i refuzojnë ftesat qe do ju bëhen. Financat do jene gjithë kohës te paqëndrueshme. Investimet e mëdha duhen shmangur me çdo mënyrë.
Ujori (21 Janar – 19 Shkurt)
Do përkujdeseni për çdo detaj sot ju qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia ne çift do jete e mrekullueshme. Shfrytëzojeni çdo sekonde deri ne maksimum. Beqaret do kenë flirtime gjate gjithë kohës dhe do afrohen mjaft me një person tërheqës edhe ne pamje. Me financat do jeni shume te pakujdesur dhe ka rrezik te bëni gabime te njëpasnjëshme.
Peshqit (20 Shkurt – 20 Mars)
Nëse jeni ne një lidhje mos guxoni t’i hidhni sytë diku tjetër sepse do keni probleme serioze me partnerin. Nëse gjerat me te kane kohe qe nuk ecin si duhet, mendoni për një zgjidhje te mire për te dy. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë gjë te veçante. Ne planin financiar gjendja do lere për te dëshiruar. Nuk do ju dalin te ardhurat as për shpenzimet me te nevojshme.