Deklaratat e forta të kryeprokukrorit Adriatik Llalla, as që kanë ndikuar në angazhimin e përditshëm të ambasadorit amerikan Donald Lu për mbarëvajtjen e reformës në Drejtësi.
Diplomati vijon angazhimin e tij në përmbushje të misionit të SHBA për një drejtësi të pavarur.
Në faqen zyrtare të ambasadës, Lu ka shpërndarë një mesazh ku u bën thirrje shqiptarëve patriotë të aplikojnë për komisionet e Vettingut.
“U bëjmë thirrje shqiptarëve patriotë të kualifikuar që të aplikojnë për të shërbyer në Komisionet e Vetingut”, shkruan Ambasaori i SHBA-ve Donald Lu./a.m.