Ai tregon po ashtu se monumentet e trashëgimisë që po shkatërrohen janë jashtë fuqisë së muzikantëve. Ai është një dirigjent nga Rusia i cili disa herë ka performuar në Serbi. Ka jo shumë javë që ai dirigjoi një koncert tjetër.
Gergijev megjithatë ëndërron të koncertojë në Kosovë. Ai thotë për mediet serbe se do të bënte çmos që të dirigjonte e të ishte pjesë e ndonjë koncerti në Kosovë, dhe kjo jo pa një kauzë.
“Nëse do ta dija se si muzikant do të ndihmoja në ruajtjen e trashëgimisë në Kosovë e Metohi, do të koncertoja me shumë dëshirë atje”, tregon dirigjenti i cili për më tepër ka realizuar koncerte edhe në Palmira, lokacionin sirian të kapur nga Shteti Islamik.
Ai tregon po ashtu se monumentet e trashëgimisë që po shkatërrohen janë jashtë fuqisë së muzikantëve.
“Kjo është në fuqi të politikanëve por ne mund të shfrytëzojmë zërin tonë për përhapje të paqes” tregon dirigjenti.
Mediet serbe tregojnë se ai duke përkrahur kulturën e Serbisë në Kosovë është edhe përkrahës i kundërshtimit të Kosovës në familjen UNESCO.
Kosova tentoi anëtarësimin në UNESCO por kjo ishte e pamundur për shkak të votave kundër nga Rusia, Kina, Brazili, India dhe Afrika Jugore, citohet Blic. (b.an)