Poeti ynë kombëtar, Naim Frashëri, përveç se ka shkruar në gjuhën turke e greke, ka qenë edhe një mjeshtër i madh dhe në gjuhën persiane. Kjo është dëshmuar nga vepra e tij poetike “Tehajjulat” dhe gramatika e gjuhës persiane, shkruan “Sot”.
Për këtë arsye, poeti ynë kujtohet e nderohet edhe në ditët e sotme në Iran për kontributin e tij në këtë gjuhë, i cili e konsideroi një gjuhë të ëmbël në hyrje të gramatikës përkatëse. Ndërkohë, në librin e tij vihet re një persishte mjaft e mirë dhe e bukur në përdorim dhe nuk dallon aspak nga persishtja e iranianëve.
Në shenjë nderimi, shteti i Iranit ka vendosur portretin e tij në një nga pullat postare ku lexohet: “Na’im Frashëri Albanian Muslim – Persian Speaking Poet”.