Kryeministri Edi Rama dhe Kancelarja Angela Merkel morën pjesë sot pasdite në forumin ekonomik të mbajtur në “Tirana Busines Park”, në Vorë.
Në fjalën e tij, Rama vuri theksin tek rëndësia e investimeve gjermane në vendin tonë, duke i drejtuar një falenderim të veçantë familjes ‘Lindner’.
“Kjo është një ditë e shënuar për raportet me Gjermaninë. I jemi shumë mirënjohës familjes ‘Linder’, jo vetëm sepse ka vendosur të investojë 100 milionë euro në vendin tonë, por sepse përmes këtij investimi po sjell një copëz Gjermanie në zemër të Shqipërisë. Po sjell një sipërrje të lirë si kontirubut ekonomik, social, urban. Një urë veprimi ku nuk do të qarkullojnë vetëm para, por edhe ide dhe kulturë baskëpunimi. Sapo mësova se familja ia ka besuar dhëndrit investimin. Për Shqiëprinë nuk ka lajm më të mirë, sepse dhëndri s’ka rrugë tjetër përveç se t’i tregojë fmaijes që di të shpërblejë besimin që i kanë dhënë”, tha Rama.
Kryeministri Rama nënvizoi se, “Kancelarja Merkel ka jetuar në sistemin komunist dhe ajo e di shumë më mirë se kushdo se shembja e mureve ideologjike zgjat shumë më tepër se shembja e mureve fizike. Ka ende vende europiane që vuajnë ende pasojat e rënies së murit të Berlinit, kostot e të cilit, vendet e dala nga komunizmi vazhdojnë t’i paguajnë ende. Ndër to Shqipërisë i ka rënë të paguajë koston më te lartë, pasi për ne izolimi ishte më i lartë. Për ne Gjermania ishte e ndaluar të vizitohej, por edhe sepse s’mund të krahasoheshin kushtet e atjeshme me të këtushmet në atë periudhë. Thirrjet e duam Shqipërinë si gjithë Europa përkuan me sakrifica të mëdha të një natyre tjetër. Ne kuptuam se për ta bërë Shqipërinë si Europa do na duhej shumë më tepër kohë sesa na u desh për të shembur regjimin”.
“Diferencën e madhe që na ndan me Gjemaninë nuk e përbëjnë vetëm të ardhurat për frymë mes dy vendeve, por është diferenca e djes ajo që e përcakton. Është potenciali i madh i dijes që procesi i integrimit sjell për modernimzimin e shoqërisë”, tha Rama.
Gjermania, vijoi kreu i qeverisë, “është donatori i parë me rreth 1 miliardë euro të investuara në mbështetje të Shqipërisë, por dija e përfituar nga kjo mundësi është një vlerë e shtuar nga këto marrëdhënie”.
Kryeministri gjithashtu solli shembullin e burimeve ujore dhe shfrytëzimin e tyre. “Shqipëria është vendi dytë më i pasur në Europë pas Norvegjisë, por si asnjë vend tjtetër në Europë dhe rajon Shqipëria vuan prej dy dekadash furnizimin me ujë të pijshëm dhe vaditës, si dhe ka defiçenca të mëdha në furnizimin me energji elektrike. Doantorët kanë investuar një sasi parash në sistemin e ujit të pijshëm dhe vaditës sa do të mjaftonin për të pasur sot sisteme funksionale. Por jo rrallë paratë kanë shkuar në vende të tjera, duke bërë që donatorët t’ua hedhin fajin shqiptarëve se nuk dinë të mirëmbajnë”, tha Rama.
Kryeministri Rama theksoi gjithashtu se donatrët kanë investuar edhe në rritjen e kapaciteteve. “Donatori KFË nuk ka investuar vetëm në infrastukturë, por edhe në rritjen e kapaciteteve njerëzore përmes përcjelljes së dijes tek shqiptarët mbi sistemin e dijes dhe administrimin e dijes. Pra është një ndihmë që krijon sistem dhe sjell një kulturë të re menaxhimi”, tha Rama.
“Sipërmarrja e lirë gjermane sjell kulturën e një sistemi që stimulon rritje të cilësisë së burimeve njerëzore. Prandaj edhe unë ngulmoj që mbështetja dhe sipërmarrja gjermane përbën një kontribut në rrugën tonë, për ndërtimin e Shqiëprisë Europiane”, theksoi Kryeministri Rama.
Kreu i qeverisë nënvizoi se, Jemi në luftë me imazhin dekurajues që është krijuar për vendin tonë ndër vite të tëra dhe me korrupsionin në drejtësi që është një kancer.
“Jemi ende në luftë me imazhin dekurajues që është krijuar tek investitorët për vite të tëra. Kapërcimi i 40 shkallëve në renditjen e BB për “Doing Biznes” që në vitin e parë të qeverisjes tonë, si dhe ndalimi i ndërtimeve pa leje dhe rregullimi i sistemit të energjisë, ka sjellë përmirësim të imazhit. Ligji për invesimet së bashku me ligjin e ri për energjinë përbëjnë një platformë të vërtetë në ndihmë të investimeve të huaja. Forcimi i arsimit profesional dhe ligji i arsimit të lartë, përbëjnë një mbështetje për rritjen e kapacitetit të forcës së punës, për të cilin investitorët kanë shumë nevojë”, tha Rama.
Duke folur për reformë në drjetësi, Kryeministri shtoi se kjo reformë, “do t’i çelë rrugën një transformimi të sistemit gjyqësor dhe do të shërbej ëpër të shëruar kancerin në sistmin e drejtësisë”.
“Reformat tona janë duartrokitur nga të gjitha institucionet financiare ndërkombëtare. Ato janë një rrugë për të ecur përpara drejt një ekonomie të qëndrueshme. Po sigurisht janë invesitme të huaja direkte ato që do të bëjnë ndryshimin nga një ekonomi me papaunësi të lartë dhe që mbështetej vetëm në remitanca, në një model ekonomik me burim rritje të qëndrueshme, në energji, naftë, bujqësi dhe manifakturë. Jemi të gatshëm të presim investitorët gjermanë në të gjithë këto sektorë”, tha Rama.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në përmbyllje të vizitës së saj në Tiranë, ka marrë pjesë në forumin ekonomik Shqipëri- Gjermani, të organizuar ne Vore.
Kancelarja Merkel në fjalën e saj tha se “Marredhëniet ekonomike janë shumë të rëndësishme mes Shqipërisë e Gjermanise dhe është kënaqësi që shoh në këtë takim personalitete të shquara të biznesit gjerman. Kemi folur se çfarë mund të bejë politika dhe sipërmarrësit për intensifikimin e marredhënieve mes dy vendeve dhe ekonomia gjermane është e gatshme të investojë në Shqipëri kur ka garanci ligjore. Hapësirat e bashkëpunimit janë të mëdha në energji dhe në shumë fusha dhe ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë”.
“Shqipëria ka marrë statusin e vendit kandidat për në BE dhe këtë e merr një vend që ka krijuar kushtet bazë për t’u antarësuar dhe Shqipëria nuk ka pse dërgon emigrante jashtë vendit. Gjermania ka kërkesa për fuqi punetore dhe Shqipëria i ka këto kapacitete të punonjësve të kualifikuar. Unë dëshiroj t’ju inkurajoj në formimin profesional, pasi do të krijonte mundësine që të rinjtë të jenë të suksesshëm në fusha të caktura. Ne në Gjermani mund të mbështesim kualifikimin profesional të punonjësëve, si infermiere apo ekuivalentimit të diplomave”, tha Merkel.