Festivali i Orkideve ka filluar edhe këtë vit në kryeqytetin britanik në Londër. Në Festivalin e kopshtit botanik Kew Garden janë ekspozuar 3.600 orkideje, për përgatitjen e të cilave janë investuar 1.600 orë.
Botanikët njohin rreth 1.000 fidane me 15 mijë deri 30 mijë lloje të orkideve, të cilën shumë e konsiderojnë si mbretëresha e luleve.
Ky lloj lulesh nuk gjendet vetëm në akullin e Arktikut dhe në shkretëtira.
Festivali mbahet mbi 20 vjet dhe çdo herë si temë zgjedhet ndonjë vend tjetër, përgatiti Express. (b.an)