Ministri i ri i Drejtësisë, Petrit Vasili u betua të premten para Presidentit të Republikës Bujar Nishani, një ditë pasi Kuvendi miratoi emërimin e tij në këte post.
Vasili zëvendësoi në këtë detyrë, Ylli Manjanin, i liruar nga kryeministri në fillim të javës
Një orë pas betimit para Kreut të Shtetit, ministri Vasili do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku do të diskutohet rreth cështjes së mosarrestimit te Klement Balilit. /b.d