Këto ditë, që është në pritje të ëmbël të të bërit nënë e një djali, aktorja e humorit Delinda Zhupa, e cila njihet si drejtoresha e Tatimeve në “Portokalli”, bën ndryshime të rëndësishme në jetën e saj.
Pas bashkëjetesës me partnerin skenograf, Eldo Disha, ata kanë menduar të hapin biznesin e tyre në Tiranë, një studio multi artistike në tri disiplina, ku do të japin kurse për fëmijë në aktrim, pikturë, dhe balet.
“Jemi ideatorë dhe krijues të dy, dhe ardhja në jetë e fëmijës na inspiroi të hapim këtë biznes për moshën 518 vjeç. Pasioni për profesionin dhe dëshira për ta transmetuar aftësitë e mia tek e ardhmja, më bëri që ta bëj realitet këtë plan që kishim si çift. Përkatë sisht detyrat i kemi ndarë, unë do të jap leksione aktrimi e baleti, ndërsa im shoq kurset e pikturës.
Mund të them se në këtë projekt gjetëm veten, pasi e kemi pasur ëndërr të dy që para se të njiheshim”, tregoni Delinda për gazetën “Panorama”. 26-vjeçarja do të bëhet nënë në shkurt për herë të parë pas fejesës 1 vjeçare me skenografin Eldo Disha.
Pyetjes nëse për rritjen e fëmijës do të jetë nënë me kohë të plotë, pra do të shkëputet nga puna në televizion, ajo iu përgjigj “jo”, pasi do të vazhdojë punën normalisht, për t’u rikthyer në sezonin e ri. Në një intervistë të fundit për gazetën “Panorama” ajo u shpreh se pasi të vijë në jetë djali, ajo dhe partneri i saj kanë menduar të organizojnë një ceremoni dasme.