Martin Caceres është afër transferimit në Milan.
Pas lëndimit të Mattia De Sciglios dhe Luca Antonelli, Milan është hedhur në sulm për një mbrojtës dhe i vetmi që mund të luajë është ish mbrojtësi i Juventusit e Barcelonës, Martin Caceres.
Martin Caceres ka kohë që është pa skuadër dhe 29 vjeçari mund të transferohet në San Siro gjatë kësaj jave, pavarësisht se afati kalimtar i janarit është mbyllur.
Lajmin e bën të ditur Milan TV, sipas të cilit ish lojtari i Barcelonës do të jetë si transferim i detyruar për Montellas, pas lëndimeve të Mattia De Sciglios dhe Luca Antonelli. /a.m.