Një vajzë në Tiranë ka rënë nga kati i pestë i banesës ku jetonte dhe ndodhet në gjendje kritike.
Ngjarja ka ndodhur dje, ku rreth orës 13:00, në rrugën “Agush Gjergjevica”, te banesat sociale në Shkozë, ka rënë nga kati i pestë i banesës 29-vjeçarja I.Xh., e cila ndodhet në spital, në gjendje të rëndë.
Nga hetimet e para, rezulton se e reja ka pasur probleme mendore. Nuk dihet nëse 29- vjeçarja ka rënë aksidentalisht, apo bëhet fjalë për një tentativë vetëvrasje. Lidhur me këtë rast për ndjekje të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës. /b.d