Një person u rrëzua nga lartësia pasi qëndroi i varur në dritaren e banesës për pak momente.
Videoja tregon bashkë-pronarin e një klubi nate “Soho room” në Moskë, Sergey Tkachenko, duke u kapur tek dritarja e banesës së tij në kryeqytetin rus.
Ai fillimisht duket duke “u mbajtur” edhe me njërën këmbë tek dritarja, poshtë. Por më pas, siç edhe mund të shihet, ai nuk mund të mbahej më dhe bie poshtë.
E dashura e tij, Maria R., kishte thirrur menjëherë një ambulancë, por ai kishte vdekur, kur ata kishin mbërritur.
Disa që kanë parë ngjarjen nuk besojnë se një gjë e tillë të ketë ndodhur për shkak të përleshjes me të dashurën. Madje thuhet se lidhja e tyre ka qenë e fortë dhe se ata planifikonin të martoheshin këtë vit.
Më tej thuhet se policia po heton shkakun e vërtetë të “vetëvrasjes” së tij. /a.m.