Presidenti amerikan, Donald Trump ka nervozuar kryeministrin australian, Malcolm Turnbull gjatë një bisede telefonike fundjavën e kaluar për çështjen e një marrëveshjeje përsa i përket pritjes së migrantëve arritur me Canberran nga administrata Obama, sipas “Washington Post”.
Zbulimet e së përditshmes amerikane ishin në kundërshtim me historinë që Turnbull kishte bërë për këtë bisedë.
Kryeministri autralian kishte konfirmuar të hënën se Trump ishte i angazhuar, pavarësisht politikës së tij migratore shumë të ashpër, për të pranuar marrëveshjen e arritur me administratën Obama që përqendohet në pritjen e më shumë se 1 000 refugjatëve të dëbuar nga Australia në fushat e diskutueshme të naftës.
” Washington Post” njoftoi se lajmi shqetësues i Shtëpisë së Bardhë ka shkurtuar në mënyrë brutale në 25 minuta bisedën me bashkëbiseduesin e tij që duhet të zgjaste një orë. Australia është një prej aleatëve më të afërt të SHBA-së.
Trump ka konfirmuar gjithashtu, sipas “Post” për Turnbull se ai “do të vritej” politikisht me këtë marrëveshje dhe akuzoi Australinë se po eksportonte terroristët e ardhshëm në Boston”.
Trump shkroi në Twitter: “A e besoni dot? Administrata e Obamës ka pranuar të marrë mijëra emigrantë ilegalë nga Australia. Pse? Do ta studioj këtë marrëveshje idiote”.
Burime qeveritare autraliane, cituar nga “Australian Broadcasting Corporation” konfirmuan se artikulli i “Post” ishte korrekt nga përmbajtja.
Marrëveshja parashikon që SHBA-ja të presë 1 250 azilkërkues që i janë drejtuar Australisë./b.d