Kryeministri i Edi Rama i cili ndodhet për vizitë në Kosovë ka mbajtur një konferencë për media së bashku me nënkryetarin e AAK-së, Ardian Gjini. Kryeministri Rama ka deklaruar se në këtë takim u diskutua për sfidat e përbashkëta mes Kosovës dhe Shqipërisë. Duke folur edhe për ndalimin e Ramush Haradinajt, Rama u shpreh:
Ai më tej ka deklaruar se Qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë po punojnë që urdhërarrestet e kohës së shkuar të fshihen.
“Është fillim i një pune të përbashkët i qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë për të fshirë përfundimisht këto lista njerëzish me urdhëarreste të një kohë që i përket të shkuarës. Këto ndalime na obligojnë që të vazhdojmë të punojmë me mjetet e paqes dhe demokracisë duke e bërë të kaluarën të pakthyeshme dhe ta afroje të ardhmen që e meritojmë”, u shpreh Rama.