Tenton të shpëtojë nga përdhunuesi i saj, por mbetet e shkrumbuar. Rachel Adams, është një vajzë e re amerikane që jeton në Little Rock, në shtetin amerikan të Arkansas.
Ajo është gjallë për mrekulli, pasi u shkrumbua për së gjalli brenda një kabine elektrike, ku u fsheh për t’i shpëtuar një tentative përdhunimi.
Agresori i saj, Courvoisiea Allen, e njihte të renë, dhe disa ditë para përdhunimit e kishte shoqëruar për në shtëpi. Por një ditë diçka shkrepi në mendjen e tij dhe kërkoi diçka në këmbim, diçka të cilën Rachel nuk donte.
Pasi e kërcënoi me një thikë për të patur një raport oral, gruaja arriti të shpëtojë, duke u fshehur në një kabinë elektrike, ku fati i keq e ndoqi, duke u djegur për shkak të korrentit.
Ngjarja e rëndë siç raporton noa.al, ka ndodhur në 3 tetor dhe që atëherë Rachel, u fut në koma farmakologjike dhe bëri tre ndërhyre në lëkurë, duke qëndruar për dy muaj e shtruar.
“Dëmet fizike nuk janë asgjë në raport me dëmin emocional dhe mendor që më është bërë. Nuk dua të jem viktimë. E di që jam, por nuk dua ta jetoj jetën time duke e kujtuar veten kështu”, janë fjalët e saj pas kthimit në shtëpi.
Tashmë Adams thotë se është në pritje të procesit gjyqësor kundër agresorit të saj, duke shpresuar për një dënim maksimal