Ka përfunduar pak minuta pas orës 23:00 takimi i përbashkët i delegacionit të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësim të BE-së.
Dy delegacionet ja kanë larguar nga ndërtesa e Bashkimit Evropian ku patën takimin pa asnjë deklaratë për media.
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, para takimit të përbashkët ka mbajtur takime të ndara me delegacionet.
Ky ishte takimi i dytë në nivel të lartë presidentësh e kryeministrash, citohet Koha. (b.an)