Lajmi për martesën e bukuroshes shqiptare Almeda Abazi me aktorin turk Tolgahan Sayisman u përhap gjithandej, por ndërsa janë nisur nga Turqia për në Amerikë, atje ku do të organizojnë edhe ceremoninë ai nuk humb kohë dhe e bën të fejuarën e tij shqiptare të ndjehet mjaft e veçantë.
“Një fjalë e urtë shqiptare thotë: Të marrësh vajzë nga Shqipëria është si të këpusësh trëndafil nga parajsa”, tha Tolgahan duke shtuar se “po marrim nuse nga Shqipëria dhe po bashkojmë popujt tanë”.
Ndërkohë që Alemda e cila nuk e fshihte lumturinë për asnjë moment tha se “surprizat e Togahanit nuk mbarojnë. Unë kujtoja se do të festonim ditëlindjen, por po shkojmë për tu martuar. Jam shumë e lumtur”.
Çifti kanë vendosur të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë në 13 shkurt, datë e veçantë kjo për Almedën e cila ka edhe ditëlindjen.