Një ditë pas publikimit të një tjetër skandali në drejtësi, ku një gjyqtare në Elbasan ka marrë ryshfet për uljen e një dënimi, është arrestuar edhe një avokat. 51-vjeçari Gjin Marku, me detyrë avokat mbrojtës, banues në Fushë-Mamurras. Ai akuzohet për “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Ndaj tij u dha masa e sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në Tiranë. Sakaq, në pranga u vu edhe sekseri i rastit të denoncuar mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ “Stop”, Behar Kola, 50 vjeç, banues në Tiranë.
Ai akuzohet për “Korrupsionit aktiv i Gjyqtarit, Prokurorit, dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Korrupsionit pasiv i Gjyqtarit, Prokurorit, dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.Në videon e publikuar, gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu, me 2000 euro merr përsipër të nxjerrë me minimunin e dënimit, personin në paraburgim Kristjan Leka.
Kamera sjell me zë dhe figurë nga pazari e deri te dorëzimi i parave.Ndërsa prokurorja Ermira Tafani, ka kërkuar 1500 euro për mbylljen e çështjes gjyqësore. Prokurorja e Gjykatës së Elbasanit, në bashkëpunim me gjyqtaren dhe një tjetër prokuror kanë marrë ryshfet për lirimin e të riut të akuzuar për tri vepra penale. /ma.me