Kryetari i Qeverisë së Serbisë Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se ende nuk po mendon për kthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi, porse po mendon dhe po punon për modernizimin e ushtrisë, transmeton Koha.net.
“Po shoh se Kroacia po do njëfarë shërbimi të detyrueshëm ushtarak, nuk e kam idenë sa, ne nuk kemi menduar ende për këtë, ne po mendojmë për modernizimin dhe për pajisjen më të mirë të ushtrisë.
Puna jonë është të kemi armatë profesionale që mund të japë rezultatet më të mira”, citon FoNet të ketë thënë ai.
Serbia nga Rusia dhe nga Bjellorusia ka porositur avionë të luftës Mig 29 si dhe sisteme për mbrojtje raketore të avancuara. (b.an)