Një i ri shqiptar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një aksident të rëndë rrugor.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10 të ditës së sotme në superstradën e San Marinos në Itali, ku viktima ka mbetur Moris Gjezi, 34 vjeç.
Sipas mediave italiane, shqiptari po transportonte mbetje me automjetin e tij dhe ishte drejtuar për në impiantin Hera të Ravennas. Por kjo ka qenë fatale për të pasi është përplasur me barrierat ndarëse të rrugës, duket gjetur vdekjen e menjëhershme.