Kompania e telefonave celularë ka lancuar smartphonet më të rinj të quajtur HTC U Ultra dhe U Play. Ata janë dizenjuar duke patur në mend konsumatorin.
Vitet e fundit çdo kompani telefonike ka patur si synim të sillte diçka më unike se smartphonet e zakonshëm të gjendur në treg. Disa karikoheshin më shpejt, disa të tjerë kishin kamerë më të mirë dhe disa të tjerë ekran më të mirë.
HTC nëpërmjet celularëve të rinj ka sjellë tek konsumatori komunikimin me zë mes përdoruesit dhe smartphonit, duke e vënë në përdorim në një mënyrë të dobishme./klan/a.k