Në sfidën që Pescara luajti kundër Napolit ka ndodhur një episod jo sportiv me protagonist kapitenin e “delfinëve” Ledian Memushaj.
Lojtari i Napolit Jose Cahejon u kap me dy nga lojtarët e Pescaras dhe shqiptari nuk ndenji pasiv, por ndërhyri duke goditur me shpullë spanjollin.
Një video tregon shumë qartë momentin kur lojtarët grinden dhe me shumë mundësi do të shërbejë si provë për Federatën Italiane të Futbollit e cila do ta hetojë këtë çështje.
Për ti hedhur benzinë zjarrit ka menduar vetë Memushaj i cili në rrjetin e tij social Facebook ka postuar një foto me mbishkrimin “Kam gjak shqiptari”./noa/a.k