Zëvendëspresidentja e Bashkimit Europian, njashtu edhe raportuesja për Kosovën në Bashkimin Europian, Ulrike Lunacek ka thënë se perspektiva e Serbisë dhe Kosovës është shumë e qartë; pajtimi në rajon dhe integrimi në BE.
Lunacek në një intervistë kishte thënë se Serbia do ta njoh pavarësinë e Kosovës në fund të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, duke shtuar se perspektiva e dy vendeve është normalizimi i marrëdhënieve me rajonin dhe integrimi në Bashkimin Europian.
“Normalizimi do të thotë çdo gjë, për të cilat palët tashmë kanë rënë dakord për ta zbatuar. Të dyja palët janë të detyruara ta bëjnë këtë dhe mos ta presin njëra-tjetrën”, ka thënë Lunacek, transmeton Gazeta Express. (b.an)