Përpara pak ditëve Selina ka mbushur 15 vjeç por ka afro 6 muaj që ka ikur nga shtëpia dhe ka vendosur të jetojë larg familjes, e vetme dhe me mbështetjen e shoqërisë.
Shpresa Myzeqari, nëna e saj është përballur sot live në emisionin “Me zemër të Hapur” në News 24, me të bijën pasi ka frikë se mund të ketë rënë pre e prostitucionit, por ndërsa lutet të kthehet në shtëpi, vajza ia kthen që ka jetën e saj, ndërsa shton se të gjithë anëtarët e familjes e kanë dhunuar, madje për këtë i vëllai ka bërë edhe 1 vit burg.
“Po unë si goc kom nevojë të dal për kafe…këta gërr, vërr”,- thotë ajo.
Pas kësaj situate vajza jeton në kryeqytet me qira, aty ku nëna e kishte çuar për të vazhduar shkollën. Por edhe për këtë pjesë vajza ka të tjera akuza.
“E çova për shkollë, por më bëri gjëmën…”,- thotë e ëma, ndërsa vajza ia kthen: “Më cove për të bërë dadon e fëmijëve të motrës”.
“Këta më donin veç shkollë, shtëpi”,- tregon ajo ndër të tjera.
Një akuzë tjetër e fortë e Selinës është se dyshonte se nuk e kishte nënë. “Gjyshi kur doli në burgu më tha që kjo s’është nëna ime…”,- ndërsa e ëma ia kthen: “Gjyshi jot është i rrjedhur, plak njeri”.
Nëna e saj tregoi se gjithë sherri në familjen e tyre lindi për një foto në Facebook që Selina kishte me një djalë. “Selina ka pasur një adresë Facebook, që u shanë të gjithë shokë e shoqe, se ajo nuk mbante mend kodin dhe për këtë fakt u përzu nga shkolla. Gjithë fisi im u fut në sherr..Djali im shkoi në burg për këtë, se e rrahu vajzën. Adresën ia kishin vjedhur vajzës, në shkollë më thanë që janë sharë dhe injoruar nga adresa e Selinës, vajza më tha që nuk e mbante mend kokën. Për këtë arsye shkova në komisariat. Ka pasur një foto me një djalë.. Ia kanë treguar djalit dhe ai e qëlloi vajzën, vuajti dënimin për dhunë në familje. Kur doli nuk e gjeti në shtëpi. Më tha të bëj një vit burg për motrën dhe të mos e gjej në shtëpi…”
Ndërsa vajza e kundërshton dhe thotë: “Kjo veç po rren. Unë shkoja në linja interneti dhe punoja. Më ka përplasur në mur, më ka vënë duart e para, më tha motra për kë lyhesh ti? Prej kësaj, motrës dhe vëllait kam ik nga shtëpia…”
Por përpos kësaj ajo që na shqetëson është nëse mundet një 15 vjeçare të largohet nga shtëpia? Të jetojë e vetme dhe të braktisë familjen e saj, duke iu thenë se nuk i do më?
Vajza: S’kam ndonjë dashni të madhe për ta…
Nëna: Baba s’të ka vënë njëherë dorë…Po të isha e rrepte do të lidhja me litar, por ke përfituar nga mirësia ime
Vajza: Kur më tha të kam ftuar në emision e kam shajt, si të më shohë gjithë dynjaja mua?
Nëna: Kemi ardhur tek shtëpia jotë ku jeton me qira, nuk e di a e lejon ligji këtë gjë