Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë në një deklaratë për mediat pas takimit me ambasadorët e SHBA dhe OSBE. Referuar debatit për reformën zgjedhore, Basha tha se kryeministri ka synim të prishë procesin zgjedhor.
Ai paralajmëroi protesta pasi ‘zgjedhjet në Shqipëri janë lidhura me krimin’.
“Nuk ka në thelb asgjë të re nga zhvillimet e fundit. Zgjedhjet në Shqipëri janë të lidhura me krimin. Kryeministri i vendit po përdor lidhjet me krimin për prishjen e zgjedhjeve, prandaj nuk e do votimin elektronik,” tha ai.
Po ashtu ai akuzoi Ramën për moszbatimin e Dekriminalizimit.
“Dekriminalizimi nuk po gjen zbatim sepse nuk ka vullnet politik. Qeveria po luan me kohën. Ndërkohë partnerët tanë dua zgjedhje të lira e të ndershme. Duhet të ngrihemi për votën e lirë. Koha për zgjidhje institucionale po mbaron me shpejtësi. Tani është koha po vjen për një aksion mbarë qytetar” tha Basha në fjalën e tij./a.m.