Donald Trump disa ditë më parë ka firmosur vendimin për ndalimin e hyrjes së personave të shtatë vendeve me shumicë myslimane.
Në fakt, kjo revistë prestigjioze ka titulluar një shkrim “Kjo është ajo se si duket një refugjate: 7 femrat frymëzuese që janë kundër mosmarrëveshjes”.
Në mesin e tyre është edhe këngëtarja shqiptare Rita Ora, e cila thuhet se u largua nga Kosova me prindërit gjatë luftës pas persekutimit të shqiptarëve.
Më tej shkruan se Ora është një histori suksesi, megjithëse një refugjate, ajo ka fituar një numër të madh të çmimeve ndërkombëtare dhe ka sjellë shumë këngë dhe është imazh i markave të mëdha, të tilla si, Adidas dhe Rimmel.
Gjithashtu është edhe ish-sekretarja amerikane Madeleine Albright, e cila ka prejardhje pre Çekisë dhe ka qenë e suksesshme. /a.m.