Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka reaguar lidhur me tensionet brenda mazhorancës dhe shkarkimin e Ylli Manjanit nga posti i ministrit.
Ajo shkruan në facebook në lidhje me akuzat e Manjanit teksa thotë se ato janë vetëm ‘maja e asjbergut’.
“Edi Rama dhe Ilir Meta janë “të paaftë për t’u turpëruar”… Akuza të tilla nga një ministër për qeverinë e tij në çdo vend të botës do kishin shkaktuar tërmet. Këtu, tek ne ..jooo. Ndërkohe një pazar i ri duket se është arritur mes dy bashkëkryetarëve të kësaj bande me dy koka. Është neveri! Është e pafalshme që kjo bandë të lejohet të mbajë peng e të rrënojë vendin tonë me boll halle”, shkruan deputetja demokrate në Facebook./a.m.