Më shumë se 980 të dyshuar për terrorizëm janë ndaluar në Turqi në shtatë ditët e kaluara. Ministria e Punëve të Brendshme në Turqi njoftoi se 625 prej tyre dyshohet se janë pjesëtarë të rrjetit të Fethullah Gülen.
328 të tjerët mendohet se kanë lidhje me Partinë e Punës të Kurdistani dhe 26 të dyshuarit e fundit thuhet të jenë militantë të Shtetit Islamik në Irak dhe Levant.
2.286 emigrantë të parregullt janë arrestuar gjatë javëve të fundit në Turqi nën akuzat e ngjashme për terrorizëm./a.m.