Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është më i sulmuari nga Lëvizja Socialiste për Integrim e cila siç flitet prej kohësh ka kërkuar largimin e tij.
Por, pozitat e Tahirit nuk janë lëkundur asnjëherë dhe kryeministri rama ende ka besim te puna e tij.
Madje, i humburi nga beteja doli ministri i LSI Ylli Manjani i cili sot u shkrkuar nga posti.
Teksa sulmet ndaj Tahirit vetëm shtohen, ai ka zgjedhur të festojë me shoqërinë e gjimnazit. Tahiri u pa në festën e ribashkimit me maturën e “Sami Frashërit” të 1998-ës./a.m.