Mediat kanadeze thanë se sulmi ishte terrorist, të njëjtën deklaratë ka bërë edhe kryeministri Trudeau, ndërsa autori i tij si i frymëzuar nga xhihadi islamik.
Por, në profilin e tij në Facebook, Bissonnette adhuron ushtrinë e Izraelit si dhe Presidentin e SHBA, Donald Trump. Kjo duket nga pëlqimet që ai u ka dhënë faqeve në rrjetet sociale.
Një fakt ky që rrëzon pretendimet për lidhjen e tij me xhihadin. 27-vjeçari adhuron gjithashtu edhe kryetaren e Frontit Kombëtar francez, Marine Le Pen, e njohur për qëndrimet e saj kundër refugjatëve dhe myslimanëve.
Alexandre Bissonnette u arrestua nga policia menjëherë pas ngjarjes, ndërsa nuk rezulton të ketë precedentë të mëparshëm. Ai jeton në Cap-Rouge dhe është një student i shkencave politike në Universitetin e Laval, në afërsi të xhamisë.
Dëshmitarët thanë se në momentin e sulmit, autorët ishin të veshur me të zeza dhe filluan të bërtisnin “Allahu Akbar”. Motivet e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa pista e atentatit terrorist duket se ka rënë. /ma.me
(Profili i Alexandre Bissonnette në Facebook)