Me shumicën e votave të komisionit hetimor të të majtëve për CEZ, është vendosur që djali i ish kryeministrit, Shkëlzen Berisha, të paraqitet më datë 1 shkurt ( e mërkurë) për të dëshmuar në lidhje me privatizimin e OSSH-së tek çekët, dhe lidhjet e tij me sekserin Nuel Kalaj.
Por të mërkurën komisioni do të thërrasë sërish Kalajn, i cili duhet të kishte deponuar sot, por ka munguar gjatë seancës.
Kreu i komisionit hetimor Taulant Balla ka kërkuar gjithashtu edhe dëshminë e ish drejtuesit të pastrimit të parave Arben Doci dhe për këtë është njoftuar edhe policia e shtetit, sepse ky i fundit nuk është paraqitur në komision./java/a.k