Momente frikë në mëngjesin e sotëm në Mançester. Në stadiumin “Old Traford”, ka rënë alarmi i rënies së zjarrit, teksa dëshmitarë kanë parë që në brendësi të stadiumit të dilte tym. Në orën 07:00 zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në impiant dhe kanë shkuar flakët.
Zjarri është provokuar nga një problem në motorin e ashensorit në zonën jugore, atë të dedikuar Sër Bobi Charlton. Të mërkurën, ndeshja mes skuadrës së Murinios dhe Hull Sitit do të luhet në “Old Traford”, siç është programuar, pa probleme.