Pas tensioneve të fundit mes dy partive më të mëdha të koalicionit, ka ardhur këtë javë takimi kokë më kokë mes Ramës dhe Metës. Takimi është bërë në kryesinë e kuvendit dhe ka zgjatur 45 minuta.
Pas bashkëbisedimit me kyeministrin Rama, kreu i kuvendit ka thirrur më pas në takim ministrat e tij në qeveri, Klajda Gjoshën dhe Sokol Dervishajn.
Më pas kreu i kuvendit ka kërkuar një takim me Ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani, për të cilin pati raportime në media se mund të shkarkohet nga posti i tij, një lajm të cilin vetë ai e hodhi poshtë./java/a.k