Miu
Këtë muaj do përballeni me shume vështirësi dhe probleme ju te dashuruarit. partneri nuk do ua vere veshin shqetësimeve tuaja dhe kjo mund ta acaroje edhe me tepër situatën. Mundohuni te flisni me ndonjë mik te afërt, i cili mund t’iu japë edhe këshilla te vyera. Beqaret nuk do i rezistojnë dot dëshirës për te filluar një lidhje dhe mund te hedhin edhe hapa te gabuara. shëndeti here do jete i mire e here delikat. Duhet te konsumoni me shume lëngje dhe vitamine C. Buxhetin nuk do e mbani dot vete nen kontroll kështu qe besojuani atë disa te afërmve. Jeta profesionale do jete goxha e trazuar dhe ne disa raste do gjendeni para vështirësive serioze. Kujdes me çdo hap.
Bualli
Jeta ne çift do jete përgjithësisht e mire këtë muaj. Nuk do ketë debate te forta. Ata qe kane fëmijë do ndihen te lumtur sepse me ne fund pasardhësit e tyre po disiplinohen. Beqaret nuk duhet t’iu besojnë verbërisht personave qe do i ngacmojnë, por duhet te marrin kohen e duhur për ti njohur para se te hedhin hapa. Shëndeti do jete goxha me i mire se një muaj me pare. Me financat do jeni te kujdesshëm dhe do i bëni mire llogarite para se te shpenzoni. Ne pune do jeni te përgjegjshëm, këmbëngulës dhe te logjikshëm. Jo vetëm qe do keni sukses, por mund te rriteni edhe ne detyre.
Tigri
Për fat te mira edhe këtë muaj do jeni ne humor ju te dashuruarit dhe gjerat ne përgjithësi do iu ecin sipas planeve. Nuk do keni asgjë për çfarë te qaheni, përkundrazi here pas here do habiteni me surprizat qe do iu përgatisë personi qe keni ne krah. Edhe beqaret do jene me shume fat ne dashuri. Shëndeti do jete delikat dy javët e para, por me pas gjendja do ndryshoje për mire. Nuk do qaheni me qe nga data 17. Financat duhet t’i mbani me shume nen kontroll pasi po filluan problemet me zor do i kaloni. Ne pune çdo jave do jete e mbushur me arritje te reja. Do ndiheni me krenare për veten tuaj.
Lepuri
Këtë muaj nuk duhet te bëni kurrsesi premtime qe nuk mund t’i mbani ju te dashuruarit. Mund ta zhgënjeni tej mase partnerin dhe lidhja mund te tronditet. Beqaret duhet te dalin neper takime, por nuk duhet te nxitohen te marrin vendime te menjëhershme. Duhet pak kohe për ta njohur siç duhet një person. Shëndet nuk do jete aspak siç pritej. Stresi dhe meraku do nxitin probleme me ushqimin. Praktikoni pak me shume yoga ose sport. Ne plani financiar keni për te qene me fat dhe do kryeni edhe disa investime. Ne pune bëni atë qe do mendoni me te logjikshmen. Ata me profesion mjeku apo inxhinieri do kenë me tepër arritje.
Dragoi
Ne dashuri do keni edhe me shume fat gjate këtij muaji. Do ja kaloni aq mire me atë qe keni ne krah saqë te gjithë do ju kenë zili. Beqaret duhet t’i pranojnë ftesat qe do iu bëhen sepse personat do jene vërtet te veçante dhe do iu ofrojnë një jete te mire. Gjendja shëndetësore nuk do jete probleme serioze. Ne pjesën me te madhe te kohës keni për t’u ndier me se miri. Financat nuk do dini t’i menaxhoni aspak mire kështu qe ne disa momente mund te gjendeni edhe ne situata te vështira. Ne pune vazhdoni qetësisht atë qe keni nisur dhe mos i dëgjoni aspak ato qe do iu thonë disa kolege.
Gjarpri
Muaj jo shume i mire ky për ata qe janë ne një lidhje. Ne disa momente do kalojnë kriza te forta dhe do mendojnë seriozisht për ndarje. Me e mira është t’ia lini kohës çdo gjë, pasi ajo është e vetmja qe mund ta qetësoje situatën. Beqaret me mire te mos lodhen se kërkuari dashurinë, pasi nuk do jene me fat ne këtë sektor. Shëndeti gjithashtu do lere për te dëshiruar. Mundohuni te pini sa me shume lëngje për te eliminuar toksinat. Financat po nuk i patet kujdes, kane për te pasur probleme serioze. Jeta profesionale do jete një sfide e vërtetë. Vetëm nëse ecni me plane dhe nuk tregoheni ëndërrimtare keni për te arritur ku doni.
Kali
Çështjet e zemrës do ecin me mire gjate këtij muaji. Do merreni vesh mjaft mire me partnerin dhe do kërkoni falje edhe për disa gabime te vogla qe mund t’i keni bere pa dashur. Beqaret do duan te bëjnë edhe gjera te çmendura vetëm qe te mos kenë jetën rutine qe kane pasur deri me sot. Shëndeti here pas here do ketë edhe shqetësime. Kujdes me tepër duhet te bëjnë ata qe kane stomak te dobët apo qe vuajnë nga problemet e zorrëve. Financat nuk do jene te shkëlqyera, por as probleme serioze nuk kane për te pasur. Ne pune do i keni te gjitha kushtet për ta treguar veten dhe për te arritur suksesin e ëndërruar.
Dhia
Muaj me shume fat do jete ky për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do përkujdeseni tej mase për njeri-tjetrin dhe nuk do keni për çfarë te qaheni asnjë çast. Beqaret do lodhen duke kërkuar princin e tyre te kaltër, por kur t’ia dalin do mendojnë se ja ka vlejtur. Shëndetin mbajeni nen kontroll gjithë kohës dhe po mundet merruni nga pak me aktivitet fizik. Buxhetin nuk do e mbani dot te stabilizuar sado qe te mundoheni. Dëshira për shpenzime do jete me e forte se gjithçka dhe pikërisht kjo gjë do ju rrënojë. Ne pune do jeni te përgjegjshëm dhe strikte. Mund te ngriheni ne përgjegjësi.
Majmuni
Muaj ideal për t’i shprehur sa me shume ndjenjat do jete ky për ata qe janë ne një lidhje. Çdo jave do jete me e veçante se një me pare qe keni kaluar. Beqaret as nuk do duan te bëjnë ndryshime ne jetën e tyre pasi edhe ashtu si janë ndihen mire e te plotësuar. Ne fakt miqtë do i shoqërojnë gjithë kohesh dhe se bashku do argëtohen pafund. Shëndeti do kaloje sfida te vështira sidomos pas datës 10. Mbrohuni sa te mundni nga virozat dhe konsumoni vitamina e proteina. Buxheti mund te ketë tronditje te vogla, por ne përgjithësi do jete i mire. Ne pune do i keni idetë shume te mira dhe do arrini majat.
Gjeli
Gjate këtij muaji duhet te jeni gjithë kohen ne dispozicion për te zgjidhur te gjitha problemet delikate qe mund t’iu dalin ne jetën ne çift. Po u lanë pas dore situata mund te rendohet me tepër. Gjithsesi duhet thënë se lidhje përgjithësisht do ece mire. Beqaret gjithashtu do jene me fat dhe do e gjejnë shpirtin e tyre binjak. Për shëndet te mire duhet te ushqeheni ne mënyrë te shëndetshme, te merreni me sport dhe te mos pini medikamente qetësuese. Ne planin financiar do jeni me fat dhe gjendja do ketë përmirësime te mëdha. Ne pune bëjini sytë katër ne çdo moment dhe mos i besoni askujt përveç vetes.
Qeni
Do jeni here pas here histerike sot ju te dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin mund te lere për te dëshiruar. Mundohuni te qetësoheni, te reflektoni e me pas te bisedoni serish me njeri-tjetrin sepse ne inat dhe sipër mund te thuhen edhe gjera te gabuara. Beqaret do jene te pavëmendshëm dhe ka mundësi te humbasin mundësi te shkëlqyera. Shëndetin po nuk e patet kujdes keni për t’u përballur me shqetësime. Financat do jene fatmirësisht akoma me te mira se me pare dhe do bëni edhe investime. Jeta profesionale do ece me ritme te shpejta dhe askush nuk do mund t’iu konkurroje dot.
Derri
Këtë muaj duhet te bëni shume përpjekje për ta përmirësuar jetën tuaj ne çift. Harrojeni te shkuarën sepse partneri nuk është me si dikur. Ai i ka kuptuar gabimet dhe ju dashuron edhe me shume. Beqaret do fillojnë te ndejnë për një mik te ngushte. Shprehjani ndjenjat pa ua rrëmbyer dikush nga duart. Gjendja fizike dhe ajo morale do jete e shkëlqyer. Nuk do keni asnjë lloj shqetësimi. Ne planin financiar është momenti te riorganizoni situatën dhe te merrni ne dore frenat. Edhe ne pune do ketë disa ndryshime pozitive. Mund te ketë edhe ndonjë ngritje ne detyre për disa.