Një çift është shpëtuar nga policia e qytetit bregdetar, pasi kishin humbur rrugën në malin e Llogarasë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë policia, e cila sqaroi se mbrëmë rreth orës 19:40, në malin e Llogarasë, pas antenave të këtij mali, dy shtetasit kishin dalë për turizëm dimëror por më pas kishin humbur rrugën e kthimit dhe kërkuan ndihmën e policisë.
Pas disa orë rrugë dhe kërkimesh në terren të thellë, në kushte të vështira të errësirës, sasisë së dëborës së rënë dhe ftohtit, u bë e mundur gjetja e këtij çifti dhe shpëtimi i tyre. Çifti B.F. 32 vjeç dhe banues në Tiranë dhe D.M. 34 vjeçe, banuese në Fier ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.