Në një kohë kur PS dhe LSI janë në krisje të marrëdhënieve, pas deklaratave të forta të Lefter Kokës dhe Manjanit për Policinë e Shtetit, vjen edhe një tjetër lëvizje që konfirmon krizën e aleatëve. Kreu i LSI-së në Elbasan, Pjerin Xhuvani ka kaluar te PDIU-ja, partia që po shigjetohet shpesh nga LSI-ja dhe që shihet si zëvendësuese e saj në qeveri. Xhuvani është fotografuar përkrah Idrizit në një event të kësaj partie, raporton “Panorama”.