Proçes i vonuar. Kështu e vlerëson hapjen e dosjeve të sigurimit, ish-Drejtorja e Arkivit të Shtetit, Nevila Nika, e cila përveç se flet për vështirësitë e Autoritetit i cili duhet të merret me mijëra faqe shkrime, thekson se shumë dosje janë zhdukur në periudhën nga rënia e murit të Berlinit deri në vitet 1992.
Zonja Nika jep një fakt tmerrues lidhur me volumin e dosjeve. Në atë kohë, 1 në 3 banorë kishte një dosje të përgatitur nga Sigurimi. Vetëm pak ditë pas nisjes së punës për hapjen e dosjeve të sigurimit, ish-Drejtorja e Arkivit të Shtetit, Nevila Nika, hedh akuza se një numër i madh i dosjeve janë zhdukur, dhe e gjitha kjo në pjesën më të madhe ka ndodhur në periudhën nga rënia e murit të Berlinit deri në vitet 1992.
Përveç kësaj periudhe, siç e konsideron ajo të artë për të fshirë dhe spastruar dosjet e ish-komunizmit, ish-Drejtorja e Arkivit të Shtetit Nevila Nika në një intervistë për Ora News thekson se tashmë kanë mbetur vetëm pak dosje të periudhës së kominizmit krahasuar me volumin total të atyre viteve.
“Regjimi i kaluar pati kohë që nga rënia e murit të Berlinit deri në 1992 të pastronte, të hiqte, të digjte, të fuste në brumë dhe ti bënte kartonë, por dikush dhe të merrte. Shpresoj të mos ketë marrë për ti kërcënuar më vonë X, Y. Shpresoj që jo, por nuk përjashtohet as ky rast”, tha ajo për “Ora News”.
Nisja e punës për hapjen e dosjeve sipas Nikës do ti sjellë një sërë vështirësish Autoritetit, pasi do ti duhet të merret me mijëra faqe shkrime ndërsa ky është një proçes i vonuar për vendin tonë.
Nevila Nika: Në rradhë të parë më vjen mirë që më në fund filloi, u arrit të çelej apo ngrihej një institucion i tillë i cili do të mbushë diçka që është kërkuar herë me zë të lartë dhe herë me tone më të ulëta për një pastrim të shoqërisë.
Nga ana tjetër Nika tregon se në atë kohë 1 në 3 banorë kishte një dosje të përgatitur nga ish-sigurimi.
Nevila Nika: Varfëria bëri që ne të mos e kishim mendjen më tek dokumenti, arkivi i cili sot duket se është një gjë kot dhe nuk i duhet njeriut, por vjen një moment që të duhet më shumë sepse ti pa atë nuk bën, është themeli i shtetit, është kujtesa e kombit.Por jemi përsëri në afat, një sasi jo e vogël ka shpëtuar, ruhet, sa vlerë do të kenë?Të paktën ta shikojnë, si ishin ndërtuar.
Autoriteti i Hapjes së Dosjeve ka nisur punën më 25 janar me dosjen e Musine Kokalarit, e cila do të publikohet në 10 shkurt.
ma.me