Motori i kërkimit në internet, Google ka thirrur anëtarët e stafit të tij në lëvizje, pas urdhërit ekzekutiv të firmosur nga presidenti Donald Trump, që kufizon hyrjen në Shtetet e Bashkuara për qytetarët nga 7 vende me shumicë myslimane. Burime nga Google kanë deklaruar për BBC se, grupi është i shqetësuar nga urdhëri i presidentit dhe çdo masë tjetër që mund të bllokojë talentet e mëdha në Shtetet e Bashkuara.
Kufizimet e reja pritet të kenë një impakt madhor ndaj kompanive teknologjike, që punësojnë persona me aftësi nga e gjithë bota. Mësohet se Google ka thirrur në bazë rreth 100 anëtarë të stafit që jetojnë jashtë Amerikës.
Ndërsa Microsoft ka paralajmëruar aksionerët e saj se, kufizimi i lëvizjes së emigrantëve mund të ketë një impakt material në biznesin e saj. sektori i teknologjisë bazohet tej mase në punonjës me aftësi të lartë dhe të mirëpaguar që jetojnë jashtë Amerikës.
Sidoqoftë, nëse urdhëri i Trump do të sjellë kufizim të “lëvizjes së trurit” ose trembje të specialistëve të tjerë që mund të ndihen të padëshiruar në SHBA, atëherë kompanitë e teknologjisë mund të rimendojnë se ku të vendosin stafin e tyre në të ardhmen.
ma.me