Një ditë pas akuzave të ashpra nga Lefter Koka dhe Petrit Vasili për policinë, e cila, sipas tyre, po përgatitet të vjedhë zgjedhjet dhe ka në plan t’iu fusë drogë në makina, ka reaguar kryeministri Edi Rama.
Ai ka postuar sondazhin e IDRA-s të dalë pak ditë më parë, që tregon se Policia e Shtetit, është institucioni më i besuar nga shqiptarët.
“Pas anketimit të bërë disa muaj më parë nga Komisioni Europian, POLICIA E SHTETIT konfirmohet përsëri si institucioni më i besuar i shqiptarëve në Indeksin e Besimit tek Institucionet😀
#Rilindje🌹
#ShqipëriaeGjeneratësTjetër🇦🇱🇪🇺
#QentëLeTëLehinKarvanidoEcëPërpara👍”, shkruan Rama, postim që mund të merret edhe si një përgjigje ndaj akuzave të LSI-së.
Policia me e besushme,hajdutet u ngushtohe hapsira dhe natyrshem nervozohen.