Një 63-vjeçar është arrestuar nga policia e Krujës. Pjetër Gega 63 vjeç, nga fshati Luz ka tentuar të vrasë më armë zjarri gruan dhe dy fëmijët.
Ka qenë ndërhyrja e forcave të rendit të njoftuar nga të afërmit e familjes që kanë neutralizuar 63-vjeçarin dhe kanë bërë arrestimin e tij. Policia sekuestroi në kuadër të provave materiale në pushkë model 56, një pushke model 63 dhe 12 fishekë.
Blutë e Krujës kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.