Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergey Lavrov, deklaroi ditën e djeshme se bisedimet për arritjen e paqes në Siri, të cilat ishin planifikuar të zhvilloheshin më 8 shkurt, janë shtyrë për në fund të këtij muaji.
Ndërkohë nga ana e tij nuk kanë munguar edhe kritikat drejtuar Organizatës së Kombeve të Bashkuara, duke thënë se është i papranueshëm pasiviteti i kësaj organizate, e cila nuk ka organizuar bisedime për Sirinë që prej muajit prill të vitit të kaluar.
Gjithashtu Lavrov ka është shprehur se bisedimet në Astana janë një hap i rëndësishëm për zgjidhjen e krizës në Siri, si dhe ka konfirmuar sërish vazhdimin e armëpushimit nën garancinë e Turqisë dhe Rusisë.
Nga ana tjetër Britania ka ndryshuar qëndrimin e saj për sa i përket konfliktit në Siri, ku ministri i Jashtëm, ka deklaruar se Anglia do të mbështesë Rusinë dhe Assad-in, përgatiti Express. (b.an)