Ky është momenti drithërues kur një hajdut vjedh veturën e parkuar me foshnjën brenda në ulëset e pasme.
Pamje të kapura nga kamerat vëzhguese të lokaleve pranë vendit të ngjarjes në Londër tregojnë momentin kur hajduti del nga vetura e kaltër me synimin për ta vjedhur veturën e tipit ‘Volvo’, e cila kishte çelësat e futur në vend si dhe foshnjën në sedijen e pasme.
Pasi hyn brenda, hajduti fillon të ecë me shpejtësi në linjën e gabuar të rrugës duke u munduar të largohet sa më shpejtë.
https://www.youtube.com/watch?v=Pe7IN8lk9J8
Mësohet se vetura është lënë pa përkujdesje nga një grua e cila kishte hyrë në një lokal për të blerë diçka.
Policia ka raportuar se hajduti e ka braktisur veturën shumë pak kohë pasi e kishte grabitur për shkak të foshnjës. Tani policët po kërkojnë bashkëpunim nga qytetarët për ta identifikuar personin.
Foshnja ka shpëtuar pa lëndime trupore./orainfo/a.k