Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në minierat e vendit. Këtë herë në minierën e Lajthizës, në Kepenik të Tropojës ku ka mbetur 1 viktimë dhe dyshohet edhe për një të plagosur nga shembja e një masivi shkëmbor.
Viktimë ka mbetur një 40-vjeçar sipas të dhënave paraprake.
Punëtorët ishin duke punuar kur masivi u shkëput. Ekipet e shpëtimit dhe mabulancat kanë mbërritur në vendngjarje./a.m.