Përbërësit:
500 gram spinaq i pastruar mirë
6 lugë vaj ulliri
2 gjethe dafine
Kanellë
3-4 speca jeshil të prerë hollë
1 qepë e madhe e copëtuar
1 lugë caji xhinxher pluhur
1 thelpi hudhër
3 domate të mëdha
Kripë sipas dëshirës
4 lugë gjelle kos
Pipër i zi
Oriz
Përgatitja:
Përzijeni në fillim spinaqin duke shtuar pak uji që të lehtësojë përzjerjen.
Ndërkohë nxehni vajin në një tigan me zjarr mesatar. Shtoni gjethe dafine, kanellë dhe skuqini për 30 sekonda. Shtoni specat dhe skuqini për 4-5 minuta.
Ndërkohë përzjeni xhinxherin, hudhrën, domatet me njëra – tjetrën.
Qepëve shtojini copat e pulës, erëzat dhe përzjeini.
Hidhni kripë dhe lërini në zjarr të ngadaltë për 12 – 15 minuta. Shtoni kos dhe vazhdoni përzirjen.
Hidhini kripë dhe pipër sipas dëshirës. Kur të jetë gati shërbejeni me oriz të zier.