Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit. Mësohet se në prangat e policisë shqiptare ka rënë një shtetas nga Kosova, pasi ky i fundit është larguar nga një hotel, në qytetin e Elbasanit, pa paguar, raporton Elbasaniplus.
Mësohet se arrestimi i tij është bërë ditën e djeshme në aeroportin e Rinasit, pasi ka qenë vet pronari i hotelit që ka bërë kallëzim penal për shtetasin. Sipas policisë, 27-vjeçari me iniciale Q.L. ishte shpallur person në kërkim nga autoritetet e Shqipërisë menjëherë pas denoncimit që i kishin bërë në polici pronarët e lokalit.
ma.me