Silvio Berluskoni vihet sërish në qendër të vëmendjes. Arsyeja? Procesi “Ruby” rikthehet në skenë. Pjesëmarrëse në festat e famshme ‘bunga-bunga’. Janë identifikuar edhe vajzat, Elisa Toti, Aris Espinosa, Miriam Loddo dhe Giovanna Rigato.
Këto vajza kanë dëshmuar në procesin ndaj të famshmes Ruby, e cila u përfol gjatë për marrëdhënien me ish-kryeministrin kur ajo ishte minorene.
4 vajzat dyshohet se janë paguar nga Berlusconi për të dhënë dëshmi të rreme në procesin e atëhershëm. Sipas të dhënave, ato janë paguar të paktën deri në Nëntor nga Berlusoni. Ato po hetohen për korrupsion. Po ashtu edhe Berlusconi./a.m.