Vetëm pak ditë në krye të SHBA-së, dhe duket se Donald Trumpo po e mban fjalën për disa prej premtimeve që janë cilësuar mjaft të rënda dhe jo-demokratike.
Pasi urdhëroi ngritjen e murit në kufi me Meksikën, Trump ka gati një tjetër propozim. Ai kërkon rikthimin e torturës me mbytje në ujë për të burgosurit. Por në këtë rast ai shprehet se do të kërkojë mendimin e Sekretarit të Mbrojtjes dhe shefit të CIA-s.
“Kur ata iu këpusin kokat njerëzve tanë, dhe të tjerëve… kur ISIS bën gjëra që askush nuk i ka dëgjuar prej mesjetës, ndodhsta duhet të mendoj në të mirë të tortures me mbytje në ujë. Për aq sa më takon mua, ne duhet ta luftojmë zjarrin me zjarr”, ka thënë Trump./a.m.